Rakitic flet “pa doreza”: Ju tregoj pse doja të largohesha nga Barcelona

schedule17:46 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:46 - 3 Shkurt, 2020

Gjatë gjithë merkatos së janarit u përfol për një largim të Ivan Rakitic nga Barcelona, por në fund kroati vendosi të qëndronte. Ndërrimi i trajnerit ndikoi në vendimin e nënkampionit të botës, i cili ka folur troç pas ndeshjes së fituar kundër Levantes (2-1).

31-vjeçari i lindur në Zvicër ka sulmuar ish-trajnerin Valverde. Ky i fundit nuk po e aktivizonte më si titullar, por ulja e Quique Setien në pankinën e kampionëve të Spanjës ndryshoi situatën e vështirë.

Nuk kisha një raport të mirë me Valverden dhe stafin e tij, kështu që e pranoj që mendova të largohem në merkaton e janarit. Ishte një periudhë e keqe, por i përket së shkuarës. E them pa probleme se nuk më pëlqenin disa gjëra te Barcelona. Tani është koha për të kthejmë faqe dhe dua ta ndjej besimin që kanë tek unë“, deklaroi mesfushori kroat pas fitores në kampionat ndaj Levantes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!