“Çfarë bëra me trupin e pajetë të Jan Prengës”: Zbërthehet njëri prej të arrestuarëve

schedule17:39 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:39 - 3 Shkurt, 2020

Festim Bexhdili është zbëthyer para prokurorëve, të cilët e detyruan të flasë pasi i treguan pamjet filmike teksa transportonte trupin e Jan Prengës së vdekur.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se Bexhdili është detyruar të bashkëpunojë duke treguar se çfarë bëri pasi mori trupin e Jan Prengës.

Mësohet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.

Duket se Bexhdili do të jetë i penduari i prokurorisë, i cili tashmë do të zbërthejë veprimtarinë e grupit që mori peng, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës.

Ai është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!