Daja: Kundër na i japin penalltitë direkt, skuadra nuk u dorëzua në asnjë moment

schedule16:08 - 3 Shkurt, 2020

schedule 16:08 - 3 Shkurt, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Laçin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “U ndje mungesa e Krasniqit, spostuam Gripshin aty. Krasniqi është sulmuesi ynë i parë. Kemi bërë një lojë të mirë, u dënuam nga një goditje standarte. Kishte mungesë vëmendje aty.

Linja e dytë duhet të bënte presion te lojtari që goditi. Kishim shanset tona dhe zotëruam topin. Ky është futbolli dhe pikët kanë më shumë rëndësi. Ekipi nuk i dorëzua në asnjë moment dhe pati grintë”.

“Gripshi ka kërcim të mirë, kthehej prapa prej kundërshtarit. Nuk ishte gjithë kohën aty. Dilnim në sulm kur e merrte topin. E kishte për detyrë të zbriste. Ai ëshët sulmues anësor dhe nuk është sulmues i parë”.

“Rasti i penalltisë? E kam parë që në lojë që nuk ka nevojë për koment. Më vjen keq që nuk është vetëm sot. Kundër ndesh penalltitë dhe kartonët i japin direkt, për ne nuk i japin. Anësori dhe arbitri gabuan dhe ai është një rast i mohuar”.

“Kemi dy alternativa për Krasniqin, Pusi dhe Mensah. Duan kohën e tyre të përshtaten dhe të jenë në harmoni me pjesën tjetër të grupit. Prandaj nuk e nisëm me ndonjë prej tyre nga fillimi”, u shpreh Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!