Qendra e rajonit Al-Bab e cila ndodhet në rajonin e operacionit “Eufratit Shield” të Sirisë, është goditur nga një avion luftarak rus.
Sipas informacionit të shpërndarë nga Observatori i Opozitës, një avion luftarak rus që kishte zbritur nga baza ajrore “Haimimim” në perëndim të vendit ka synuar tre pika në qendër të rajonit Al-Bab.
Bombat goditën ish-tregun e perimeve, Xhaminë Sheikh Dush si dhe një vend përtej “Xhamisë së Madhe” që u rivendos së fundmi nga Turqia. Gjatë sulmit një civil mbeti i plagosur./abcnews.al