Ka vrarë veten në moshën 68 vjecare djali më i madh i ish liderit kuban Fidel Kastro, prej vitesh ai vuante nga depresioni dhe kohët e fundit ndiqej nga një ekip i specializuar mjekësh.
Djali më i madh i Fidel Kastros, Fidelito, ka vrarë veten në moshën 68 vjeçare në Havana pasi vuante prej vitesh nga depresioni. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga mediat kubane e më pas është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. I diplomuar për Shkencë, ai prej kohësh ndiqej nga një ekip mjekësor. Në të kaluarën ai ishte shtruar dhe në spital ndërsa njavët e fundit kishte filluaer mjekime shumë të forta. Ai ishte djali i vetëm i lindur nga martesa e parë e Fidel Kastros. Shkollën e lartë për fizikë bërthamore ai e kishte përfunduar në Rusi dhe mbante postin e këshilltarit shkencor në këshillin e shtetit, si dhe ishte zëvendës president i akademisë së shkencave. Një nga shfaqjet e tij të fundit në public ishte për funeralin e babait të tij në nëntor të 2016-ës. Në periudhën mes 1980 – 1992 ai ishte përgjegjës i programit bërthamor kuban si dhe i projektit për ndërtimine centralit të parë bërthamor në qendër të ishullit. Por projekti u ndërpre në vitet ’90 për mungesë fondesh./abcnews.al