“Qeveria e re e Kosovës e brishtë”, Karadaku: Marrëveshja për transportin hekurudhor gati në shkurt

schedule17:46 - 2 Shkurt, 2020

schedule 17:46 - 2 Shkurt, 2020

Këtë të diel në Kosovë është arritur marrëveshja e bashkëqeverisjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kosovë ëhstë shprehur se ngelet për të pritur ditën e nesërme për të parë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë me krijimin e qeverisë.

Karadaku është shprehur se vështirësia e arritjes së një koalicioni të tillë është fakti se ato janë dy parti të cilët kanë përplasje në ideologjitë e tyre.

Ky është një lajm që shton konfuzionin më shumë, dihej që nuk do të kalonte aq lehtë pasi janë dy parti me ideologji të kundërta kemi të bëjmë me një të majtë dhe një të djathtë. Dhe gjatë negociatave lidershipi i LDK-së ka qenë i nderlikuar, Vjosa Osmani është kuatuar shumë lart në vota, por Agim Veliu është një person me shumë influencë në LDK dhe lideri i partisë është përpjekur që të bëjë një sistemim sa më të mirë. Veliu ka dhe një sërë njerëzish që mund të ndikojnë edhe në votimin.

Ndër të tjera, gjatë bisedës në studio me Mirela Milorin, gazetarja Karadaku është shprehur se kemi të bëjmë me dy kategori votash. Me ato të qytetarëve dhe atë të deputeteve në parlament.

Do të jetë interesante duke pasur parasysh edhe ngërcet për postet qeveritare. Kemi një ndarje. kemi Vetëvendosjesn me 29 deputetë dhe 28 nga LDK-ja ku duhet të kemi parasysh se partitë nuk janë njëlloj. Nëse Vetevendosja i vë në rrjesht njerëzit dhe votojnë siç është lënë një gjë e tillë nuk ekzisto te LDK-ja, pasi ajo është një parti tradicionale dhe mund të kemi rrjdhje votash.  Kemi vota kundër 24 ak, lista serbe me -10 vota dhe nisma dhe AKR të cilat në parim thuhet se janë kundër. Kemi dhe parti të pakicave jo serbe të cilët nuk dihet se si dotë votojnë nesër”, ka thënë gazetarja e ABC News.

Gjithashtu Karadaku ndër të tjera ka theksuar se nesër do të shihet në votim Lidhja Demokratike është partia më e vjetër dhe është tradicionale dhe në atë parti kanë mbijetuar njërëz që nuk e kanë dashur njëri-tjetrin dhe rasti i Vjosa Osmanit me Agim Veliun nuk është hera e parë. Ndërsa Vetëvendosja sipas saj ka një elektorat më specifik.

Ndërkohë pyetjes se Milorit se cili është roli i faktorit ndërkombëtar, Karadaku i është përgjigjur se ndikimi i ndërkombëtarëve ka qenë gjithmonë i dukshëm aq më tepër që Kosova që është një kreaturë e perëndimit. “Grupi i Quint-it ishin kategorisht që thoshin se nuk do të ndërhynin, mendoj se ky qëndrim është mbajt për shkak të dialogut me Serbinë. Ciladoqoftë qeveria e re e Kosovës duhet të jetë ajo qeveri që do të mbyllë dialogun me Serbinë. Ndaj tërheqja e perëndimit është bërë me qëllim që të mos mbajë përgjegjësi për arritjen e marrëveshjes dhe dialogut me Serbinë”, u shpreh ajo.

Gazetarja Karadaku duke folur për zhvillimet në Kosovë është shprehur se e shikon të vështirë të ardhmen e një koalicioni të tillë. Sipas saj qeveria e re është një qeveri e brishtë.

“Qeveria që po krijohet është e brishtë, kemi brishtësi në marrëdhënie dhe nesë do të kërkosh të bashkëqeverisësh dhe ke mungesë besimi nuk mund të funksionojë. Por Vetëvendosje në këtë rast nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi e bëri të qartë që në fillim bashkepunimin.  JO-ja e listës serbe është problem aq  më tëpër e ardhur nga Beogradi, mendoj se një vendim i tillë ka ndikuar edhe nga deklarata e Kurtit se nuk do të bashkëpunonte. Ato janë dhe radikalë dhe ndoshta do të duhej më shumë pragmatizëm sesa qëndrim.

Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se burime për ABC News bëjnë me dije se brenda shkurtit pritet që të nënshkruhet marrëveshja për transportin hekurudhor Kosovë-Serbi, dhe po ashtu në datat 20-21 shkurt, do të zhvillohet një takim katërpalësh në Podgoricë, për hapësirën ajrore mes Malin e zi, Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Duhet të kemi parasysh se Shqipëria dhe Kosova prej vitit 1999 nuk ka pasur kufi ajror, dhe i vetmi koridor që ajo ka pasur ka qenë ai me Maqedoninë e Veriut./abcnews.al