Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shkruan se me koalicioni VV-LDK, uron që të rriten më tej bashkunimi midis dy vendeve në rrugën e integrimit dhe forcimin e paqes në rajon.
Postimi i Plotë:
Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare.
Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin./abcnews.al