Pompeo: SHBA gati të furnizojë Bjellorusinë me naftë e gaz

schedule10:24 - 2 Shkurt, 2020

schedule 10:24 - 2 Shkurt, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjatë një vizite të Bjellorusi është shprehur se SHBA është gati që ti sigurojë sasinë e nevojshme të naftës dhe gazit, gjë që shihet si një “shuplakë” për Rusinë që kohët e fundit ka ndërprerë furnizimin për këtë vend.

Pompeo është sekretari i parë i Shtetit që viziton Bjellorusinë në 26 vjet. Vizita e tij në Minsk vjen në një kohë tensionesh të reja mes Minskut dhe Moskës lidhur me energjinë. Në një takim me presidentin autoritar Aleksandër Lukashenko Pompeo tha se SHBA shpreson ta ndihmojë Bjellorusinë në garantimin e një mundësie për të arritur “sovranitetin” dhe “pavarësinë” që kërkon.

Ndërkohë shpesh SHBA dhe BE kanë qenë kritikë të shpeshtë të sundimit autoritar dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, ku Presidenti Aleksandër Lukashenko ka qenë në pushtet prej vitit 1994. Por fuqitë perëndimore i kanë hequr shumicën e sanksioneve ndaj Bjellorusisë pasi zoti Lukashenko liroi të burgosur politikë dhe tregoi më shumë toleranca ndaj kundërshtarëve politikë.

Lidhjet u përmirësuan pas aneksimit nga Rusia më 2014 të gadishullit të Krimesë që Bjellorusia nuk pranoi ta njohë. Bjellorusia dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rikthejnë ambasadorët në vendet përkatëse pas një ndërprerje 10-vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!