Emri i Oliver Giroud u lidh gjatë gjithë merkatos së janarit me Interin, por zikaltrit hoqën dorë nga sulmuesi i Chelsea në momentet kur akordi ishte afër. Igli Tare tentoi në ditët e fundit ta transferonte kampionin e botës te Lazio, por nuk ia doli mbanë.
Te “Blutë e Londrës” kanë mbetur të zhgënjyer me lojën e Interit dhe një burim pranë klubit londinez, i cili nuk dëshiron të identifikohet, ka reaguar në një prononcim për RMC Sport.
“Sjellja e Interit kundrejt Giroud ishte shumë e parespektueshme. Mbajtën pezull një lojtar që ka një sjellje shembullore dhe që kishte prioritet transferimin te zikaltrit“, deklaron personi afër Chelsea. /abcnews.al