Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Dy vite “Gunner”, gola dhe festime të çmendura nga Aubameyang

schedule23:46 - 1 Shkurt, 2020

schedule 23:46 - 1 Shkurt, 2020

Pierre Emerick-Aubameyang është një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe padiskutim një ndër blerjet më të suksesshme të Arsenalit. Klubi londinez zyrtarizoi firmën me sulmuesin nga Gaboni ditën e fundit të merkatos së janarit në vitin 2018 dhe Auba, ka dy vite si futbollist i “Topçinjve”.

Që në ndeshjen e parë debutuese, bomberi arriti të shënojë në atë fitore 1-5 në transfertë kundër Everton. Më pas, pjesa tjetër e historisë së tij të deritanishme me “Topçinjtë”, është e mbushur me gola dhe me festime të çmendura.

Sezonin e shkuar, i pari i plotë në Premier League, Aubameyang arriti të shënojë 22 gola, duke ndarë “Këpucën e Artë” së bashku me Salah dhe Mane. Edhe këtë sezon, 30 vjeçari e ka nisur në mënyrën e duhur, ku ka shënuar 14 gola deri më tani në kampionat. Video-prezantimi i tij si lojtar i Arsenalit, është një ndër videot më të realizuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!