Arrestimi i polices shqiptare në Itali, reagon Policia e Shtetit dhe tregon ku punonte 29 vjeçarja

schedule19:28 - 1 Shkurt, 2020

schedule 19:28 - 1 Shkurt, 2020

Gjatë ditës së sotme ABC News raportoi se një police shqiptare, ishte arrestuar në Milano, pasi pas një kontrolli rutinë nga policia italiane, rezultoi se ajo kishte fshehur një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë, në brendësi të makinës me të cilën udhëtonte.

ABC News raportoi këtë lajm sipas mediave italiane, të cilat theksonin se 29 vjeçarja e arrestuar, ishte një punonjëse e policisë shqiptare.

Por policia e Shtetit menjëherë ka reaguar në lidhje me këtë lajm.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e shtetit ka njoftuar se 29 vjeçarja e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, nuk është më pjesë e policisë së shtetit, që prej vitit 2017, pasi ajo nuk ka fituar të drejtën për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Më tej Policia e Shtetit thotë se, 29 vjeçarja, ish-police e shtetit, ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Reagimi i policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Në lidhje me një shtetase të arrestuar  me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale”, thuhet në reagimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!