Një agjente e policisë shqiptare është arrestuar nga policia italianë në Milano.
Gjatë një kontrolli në makinën me të cilën udhëtonte agjentja, së bashku me një bashkëkombës tjetër, iu gjetën rreth 76 dosa kokainë e fshehur brenda automjetit raporton abcnews.al.
Përveç sasisë së kokainës u gjetën edhe rreth 1430 euro.
Agjentja shqiptare është e moshës 29 vjeç po ashtu edhe shoqëruesi i saj, ndërsa autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e tyre.
Agjentja e cila i përket forcave të rendit të policisë shqiptare, kishte me vete edhe kartën e saj të policisë.
Tashmë agjentja e policisë shqiptare, bashkë me shoqeruesin është arrestuar, nën akuzën e posedimit dhe trafikut të drogës në shtetin Italian./abcnews.al