Luciano Moggi ka analizuar merkaton e Napolit për 7 Gold. Ish-administratori i deleguar i Juventusit, me një eksperiencë të shkurtër te Partizani, ndalet te blerja e Amir Rrahmanit, i cili do të transferohet në verë tek ekipi i Gattusos.
Italiani i njohur e vlerëson kapitenin e Kosovës, pavarësisht se gabon në krahasimin e bërë me Ardian Ismajlin, mbrojtësin e Hajdukut të Splitit. Ky i fundit erdhi në kombëtaren kuqezi, pasi Rrahmani u largua te Kosova.
“Mendoj se Rrahmani është një mbrojtës i mirë. Disa lojtarë fitojnë vlerë në një kontekst të caktuar. Dhe të mendosh që Rrahmani, në kombëtaren shqiptare, humbi postin e titullarit nga Ismajli, një lojtar që ka vlerë më të vogël“, thekson Moggi. /abcnews.al