Napoli i refuzoi interesimit të Chelsea për Dries Mertens. Edhe Barcelona mendoi një moment për të zëvendësuar Suarez me sulmuesin belg, por si Aurelio De Laurentiis dhe lojtari refuzuan.
Presidenti i Napolit ka bërë prapakthehu në lidhje me 32-vjeçarin, të cilit është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës që përfundon këtë verë. Calciomeracato raporton se kreu i nënkampionëve ka gati një propozim interesant për Mertens.
Dy vite rinovim me një rrogë prej 5 milion eurosh në sezon nuk janë pak, por problem mbetet Interi. Zikaltrit e pëlqejnë goleadorin dhe mund t’i bëjnë një propozim më të mirë ekonomik. Çdo gjë është në dorën e lojtarit, i cili po mendohet për të vijuar qëndrimin në një qytet ku është idhull apo nisjen e një aventure të re. /abcnews.al