Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Van Dijk: I lumtur për Southampton, por i mundim. Ings? S’i studioj rivalët

schedule15:27 - 31 Janar, 2020

schedule 15:27 - 31 Janar, 2020

Liverpool pret Southampton nesër në “Anfield” dhe kjo ndeshje është speciale për Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane. Të dy lojtarët kanë luajtur në të kaluarën me “Shenjtorët”. Mbrojtësi i ekipit të Jurgen Klopp ka folur për këtë sfidë, transferimin te Liverpool dhe përballjen me Danny Ings, i cili ka shënuar 16 gola këtë sezon me Southampton.

Jam shumë i lumtur nëse Southampton vijon të paraqitet mirë  dhe performojnë në këtë nivel. Gjithsesi ne do të kërkojmë fitoren të shtunën, ky është objektivi ynë. Kalimi te Liverpool? Kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam 28 vjeç dhe mund të realizoj ëndrrat e mia. Jeta mund të jetë e shkurtër, ashtu si karriera e një futbollisti.

Ings? Danny është një lojtar kyç i Southampton dhe e ka ndihmuar klubin të përmirësohet. Jam shumë i lumtur për të. Nuk kam nevojë t’i studioj sulmuesit me të cilët përballem, i njoh mirë të gjithë“, thekson Van Dijk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!