Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi të enjten që asnjë qytetar mos të udhëtojë në Kinë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
“Mos udhëtoni në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës të identifikuar për herë të parë në Wuhan, Kinë” , thekson departamenti , duke marrë parasysh se Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli koronavirusin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar .
“Udhëtarët duhet të jenë vetë të përgatitur që mos të udhetojnë në vende ku ka rrezik dhe mos të presin njoftime zyrtare.
Transportuesit tregtarë kanë pezulluar rrugët për nga Kina, ” thekson departamenti. “Ata që ndodhen aktualisht në Kinë duhet të largohen menjeherë.”
Lajmi vjen pasi Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të enjten senjë bashkëshort kishte infektuar gruan e tij me virus – rasti i parë i konfirmuar i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri në Shtetet e Bashkuara.
Virusi i cili ka vrarë të paktën 213 njerëz , ka infektuar më shumë se 8.100 persona në Kinë.
Ndërsa virusi filloi të përhapej në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, tani ka më shumë se 100 raste në 20 vende dhe territore të tjera që përfshijnë Azinë, Amerikën e Veriut, Evropën dhe Lindjen e Mesme. India dhe Filipinet ishin vendet e fundit që konfirmuan se virusi kishte arritur në brigjet e tyre.
Departamenti po shqyrton gjithnjë e më shumë mundësitë për të pezulluar udhëtimet nga Kina.
Departamenti i Shtetit ka autorizuar largimin e punonjësve të qeverisë amerikane në ambasadën e tij në Pekin, si dhe ata që punojnë në konsullata në Chengdu, Guangzhou, Shanghai dhe Shenyang pasi shqetësimet për koronavirusin vazhdojnë të jenë ende të mëdha , tha një zëdhënës i departamentit.
Përhapja e virusit ‘ ka izoluar rreth 60 milionë njerëz në qytetet kineze për një javë. Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A., Japonia dhe disa vende të tjera po punojnë për të larguar qytetarët e tyre nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në provincën Hubei./abcnews.al