Turqia, sulm kibernetik Shqipërisë, “Reuters”: Depërtojnë në serverat e Shërbimit Informativ Shtetëror

schedule19:29 - 30 Janar, 2020

schedule 19:29 - 30 Janar, 2020

Hakerat janë “arma e re” e Turqisë për spiunazhin mbi vendet europiane. Presidenti Erdogan nuk ka kursyer në këtë operacion as Shqipërinë, pavarësisht se marrëdhëniet dypalëshe janë në kulmin e tyre. Sipas zyrtarëve britanikë dhe amerikanë, aktiviteti bart shenjat e një operacioni spiunazhi kibernetik të mbështetur nga qeveria i kryer për llogari të rritjes së influencës turke. Sipas një investigimi të “Reuters” hakerat turq sulmuan vendin tonë duke tentuar të thyejnë Shërbimin Informativ Shqiptar.

“Që në fillim të vitit 2019 dhe në vazhdim, informacionet e strukturave të inteligjencës shqiptare kanë qënë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh janë komprometuar si rezultat i këtyre aktiviteteve të lidhura me spiunazhin kibernetik, pas të cilit duket se qëndron qeveria turke.

Shërbimi Informativ Shqiptar ka deklaruar se deri më tani hakerat nuk kanë prekur asnjë informacion të klasifikuar si sekret shtetëror apo të sigurisë së lartë”.

“Reuters” citon tre zyrtarë të lartë të sigurimit, dy britanikë dhe një amerikan të cilët konfirmojnë se hakerat kanë siguruar qasje të paligjshme në 30 organizata qeveritare, përfshirë ambasadat, ministritë dhe shërbimet e sigurisë greke, qipriote, irakiane, mes tyre edhe ato shqiptare. Në shënjestër kanë qenë edhe disa organizata të shoqërisë civile në Turqi, që besohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gylen.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët privatë të sigurisë në internet kanë identifikuar metodën e përdorur nga hakerat e cila përfshinte rregullimin e librit të adresave efektive të internetit, të quajtur “Sistemi i Domain Name”. Ata kanë ngritur alramin për shtimin e rasteve të spiunazhit kibernetik i cili cënon edhe sigurinë kombëtare.

Sipas të dhënave të marra nga agjencia botërore e lajmeve, viktima të hakerave janë shërbimet e postës elektronike të qeverisë Qipriote dhe Greke dhe këshilltarin e qeverisë irakiane për sigurinë kombëtare.

Zyrtarët, nuk e kane ende te qartë se cilët persona ose organizata specifike janë përgjegjës. Por nisur nga fakti se të gjitha sulmet përdornin të njëjtët serverë ngre dyshime të forta se valët e sulmeve ishin urdhëruar nga qeveria./abcnews.al

https://www.reuters.com/article/us-cyber-attack-hijack-exclusive/exclusive-hackers-acting-in-turkeys-interests-believed-to-be-behind-recent-cyberattacks-sources-idUSKBN1ZQ10X

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!