Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi këtë të enjte ka pritur në një takim ambasadoren e re të SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim. Në këtë takim kryeparlamentari është shprehur se me ndihmën e SHBA Shqipëria sot ka përfituar shumë dhe jo vetëm ka mbijetuar duke i mbajtur gjallë frymën e lirisë për shqiptarët.
Ndër të tjera Ruçi në fjalën e tij në këtë takim ka theksuar se pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do të kishte reforma të suksesshme si dhe nuk do të kishte Kosovë të pavarur thotë Ruçi.
“Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Ëillson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli, kontributin e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë,”ka thënë Ruçi./abcnews.al