EMRI/ Vrau policin me të birin, kush është fieraku i rrezikshëm që kërkohet nga policia

schedule14:49 - 30 Janar, 2020

schedule 14:49 - 30 Janar, 2020

Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër personazh të shumëkërkuar, i akuzuar për krim të rëndë.  Bëhet fjalë për Engjëll Brahimi, i cili është dënuar me burg përjetë.

Policia bën me dije se në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Kujtojmë se Policia e Shtetit ka përcaktuar 50 personat më të kërkuar në Shqipëri. Ndërsa cdo ditë do të publikojë disa prej tyre./abcnews.al