Haradinaj tregon pse nuk mori pjesë në takimin me Borrell

schedule14:30 - 30 Janar, 2020

schedule 14:30 - 30 Janar, 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar pse nuk mori pjesë në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes në këtë takim ka qenë agjenda e ngjeshur.

Sipas tij qëndrimi politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është prezantuar nga përfaqësuesi i saj, Besnik Tahiri.

“Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët”, ka shkruar ai.

Nëdrkohë,  në takim kanë marrë pjesë lideri i LV-së, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Tahiri, anëtari i kryesisë së AAK-së, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!