Artisti australian “Edward” krijon vepra të mëdha arti në plazhet e Victorias duke përdorur rërën.
Sipas BBC, puna e tij e fundit është një mesazh ndaj zjarreve që përfshinë Australinë duke lënë pas mbi 8 mijë koala të ngordhura e 27 persona të vdekur.
Ai krijoi një koala 120 metra në rërë duke krijuar një pamje mahnitëse në Barwon Heads. Është krahasuar me artistin e famshëm Banksy, pasi ai gjithashtu nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij.
Përafërsisht 10 milion hektarë tokë janë djegur në Australi e kanë ngordhur mbi 1 miliardë kafshë.
“Gjithçka nisi duke qëndruar buzë detit, mora një shkop dhe fillova të gërmoja rërën”, tha ai duke treguar se si nisi pasioni./abcnews.al