E KRYER: Bylisi gjen sulmues në Qipro, një argjentinas për Dovedan

schedule11:58 - 30 Janar, 2020

schedule 11:58 - 30 Janar, 2020

Bylisit i vjen sot përforcimi i radhës, që mund të jetë edhe i fundit në merkaton e janari. Bëhet fjalë për sulmuesin e djathtë, Fabian Munoz, argjentinasin që në gjashtë muajt e fundit ka qenë pjesë e Alki Oroklini, në ligën e dytë qipriote.

Akordi me të është arritur prej ditësh dhe sot pritet që të zbarkojë në Ballsh, për të firmosur kontratën. Më pas do të vijë edhe njoftimi i klubit, që pak ditë më parë zyrtarizoi afrimet e disa futbollistëve.

KARRIERA DHE SHIFRAT E MUNOZ – Argjentinasi ka një CV mjaft interesante, pasi për disa vite është aktivizuar në elitën e futbollit argjentinas. Për katër vite ka luajtur me Newell’s Old Boys, duke shënuar 10 gola. 28-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe nuk është se spikat me numrin e golave të realizuar.

Në vitin 2015 kaloi tek Arsenali, ku luajti rregullisht. Gjithsesi me skuadrën tjetër argjentinase nuk shënoi asnjë gol. Për herë të parë në Europë zbarkoi në janar të vitit 2016, kur grekët e Panaitolikos i bënë një ofertë.

Munoz u aktivizua në 28 takime me klubin grek, duke shënuar katër gola. Pas 18 muajsh u kthye në Argjentinë te skuadra e Temperley, në elitë, kurse vjet ka qenë pjesë e Gimnasia Jujuy në Primera Nacional. /abcnews.al

Shifrat e Munoz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!