Të shtëna me armë zjarri në Delvinë, plagoset 48 vjeçari

schedule09:45 - 30 Janar, 2020

schedule 09:45 - 30 Janar, 2020

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka arrestuar një 73 vjeçarin, Kadri Nora pasi pas një sherri ka plagosur me armë zjarri të tipit kallashnikov Martin Doda, 48 vjeç nga Mirdita.

Sipas informacioneve mësohet se personi që ka mbetur i plagosur, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e 73 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

“Delvinë

Plagos me armë 48 vjeçarin, por vihet në pranga  menjëherë autori i dyshuar.

Në orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, Delvinë, për motive të dobëta shtetasi K.N ka  plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!