Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku si pasojë është plagosur një këmbësor.
Sipas burimeve për abcnews.al mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik ne fshatin Vrake, ku makina ka përplasur 40 vjeçarin Ilir Ivziku, i cili fatmirësisht ndodhet në spital ne gjendje te rende për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.01.2020, ora 22:30, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur “Ura e Vrakës“, fshati Vrakë, Malësi e Madhe, një mjet ende i pa identifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar shtetasin I. I. 49 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al