Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të mërkurë në Kamzë ku një 22 vjeçar dyshohet se ka abuzuar me një të mitur në klasën e nëntë. Ndërkoha abcneas.al meson se vajza në polici ka dëshmuar se me të riun është njohur përmes rrjeteve sociale, sipas saj aty ka nisur gjithçka.
E mitura ndër të tjera thekson se A.D i kishte thënë se ishte nga Kukësi dhe në momentin që e ka takuar e ka marrë në makinë dhe i ka kërkuar që të zhvishet, me qellim qe ta shikonte nese ishte e virgjër.
E mitura gjatë dëshmisë së saj në polici ka qenë e shoqëruar nga babi, i cili ka qenë dhe zbuluesi i kësaj ngjarje të rendë.
Ndërsa mësohet se A. D pas arrestimit ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së vajzës dhe ka shtuar ” ajo më ka denoncuar nga frika e prindërve”. Ndërkohë policia ka bvërë të mundur ndalimin e 22 vjeçarit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”/abcnews.al