Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të publikojë materiale kontradiktore, të cilat do të tregojnë qëndrimin e paragjykuar të FBI-së ndaj tij. Përmes këshilltarit John Kelly, Trump ka bërë me dije se materialet do të publikohen së shpejti dhe do të mund të shihen nga e gjithë bota. Duke reaguar ndaj njoftimit, demokratët kanë deklaruar se kjo është një përpjekje për të diskretituar hetimin e FBI-së mbi skandalin “Russia-gate”. Edhe Byroja Federale e Hetimit ka shprehur shqetësimin e saj për këtë lëvizje. Drejtori Christopher Ëray ka deklaruar se materiali do të paraqesë një panoramë të rremë për qytetarët. Presidenti Trump do të ketë kohë deri në fundjavë për të vendosur nëse do të deklasifikojë informacionin për publikun. Republikanët në Kongres, të cilët kanë mbikëqyrur materialin prej 4 faqesh, thonë se ai përmban prova se si Departamenti i Drejtësisë abuzoi me programin e përgjimit për të vënë në shënjestër një anëtar të stafit elektoral të Trump. “Ky president është unik për faktin se dëshiron që çdo gjë të publikohet, në mënyrë që qytetarët amerikanë të shohin dhe të mbledhin mendjen. Dhe nëse ka njerëz të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, atëherë kështu u bëftë”, ka deklaruar këshilltari i kreut të shtetit./abcnews.al