EMRAT/ Këta janë 5 personat më të kërkuar në Shqipëri

schedule11:20 - 29 Janar, 2020

schedule 11:20 - 29 Janar, 2020

Policia e Shtetit bën me dije se ka përcaktuar listën me 50 personat më të kërkuar në Shqipëri. Policia sqaron se kjo është objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Ndërkohë, sot janë publikuar 5 të parët, dhe uniformat blu bëjnë me dije se kjo procedurë do të vazhdojë cdo ditë.

Njoftimi i plotë:

50 personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!