Sipas Meteoalb: Rikthehen vranësirat dhe reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në territorin shqiptar, ku në pjesën nmë të madhe të vendit reshjet do të jenë në formë shiu, por në zonat malore Veriore dhe Lindore do të kemi reshje bore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1 në 19 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke ktijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al

