Emmanuel Adebayor i dha fund bashkëpunimit me Kayserispor dhe është gati të rikthehet në… Premier League. Sulmuesi nga Togo shënoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje të zhvilluara me ekipin turk dhe dëshiron me çdo mënyrë të transferohet në ishull.
The Sun zbulon dy skuadrat që interesohen për 35-vjeçarin. Aston Villa dhe Newcastle janë gati t’i besojnë eksperiencës së afrikanit, i cili është aktivizuar më parë me Arsenal, Manchester City, Tottenham dhe Crystal Palace.
Adebayor ka shënuar 97 gola në kampionatin anglez dhe shpreson të realizojë edhe dy objektiva. E para është arritja e shifrës 100, ndërsa më pas do të tentohet parakalimi ndaj Didier Drogba. Ish-sulmuesi legjendar i Chelsea ka realizuar 104 gola në Premier dhe Adebayor shpreson ta kalojë mikun e tij të ngushtë. /abcnews.al