Pas Berlinit, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Brukselit. Kreu i qeverisë do të zhvilljë takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt.
Ndërkohë, Rama bën me dije se ditën e nesërme do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, nën cilësinë e Kryetarit të OSBE.
“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Ndërkohë, ditën e djeshme Rama ishte në Berlin ku u takua me kancelaren Angela Merkel./abcnews.al