Babai i Meghan Markle kërcënon se do të bëjë gjithçka derisa ajo ta telefonojë

schedule08:50 - 28 Janar, 2020

schedule 08:50 - 28 Janar, 2020

Thomas Markle, babai i Meghan-it, kërkon sërish të bëhet me çdo kusht qendra e vëmendjes. Kësaj here ai është i sigurt se do të marrë masa nëse e bija nuk kontakton me të.

“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje prej saj. Nëse nuk marr asgjë, do të jap një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam…Nëse pas kësaj interviste nuk marr asnjë lajm prej askujt, do të dal sërish pas 30 ditësh.  Nuk dua të ulem në sallonin e shtëpisë për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”- është shprehur ai gjatë intervistës për “Good Morning Britain”.

Ndërkohë që Meghan nuk bën përpjekjen më të vogël për të komunikuar me të atin, ky i fundit tregon se ka folur edhe me të ëmën e saj, Doria për t’u lidhur me dukeshën. As kjo nuk funksionoi.

“Nuk mendoj se ajo po bullizohet në një formë apo një tjetër për racizëm. Të gjithë që përdorin rrjete sociale e dinë që kjo është shumë larg të vërtetës. Edhe nëse e takoj në një seancë gjyqi, do të ishte shumë mirë. Të paktën më në fund do t’i shoh, por unë s’dua të luftoj kundër tyre. S’është qëllimi im.”- u shpreh ai.

Thomas nuk e ka takuar kurrë Harry-n dhe as nipin e tij, Archie-n, kurse marrëdhënia me Meghan ka qenë gjithnjë e komplikuar. Problemet familjare dolën më shumë në pah pas dasmës Meghan-Harry.

Babai tentoi të ribashkohej me Meghan-in, por ky dokumentar i prishi më shumë punë

Babai i Meghan-it mund të dëshmojë kundër saj në gjyq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!