Kobe Bryant ishte i varur nga fluturimet me helikopter. Kjo gjë që është raportuar për vite me radhë nga mediet amerikane. Bryant udhëtonte vazhdimisht me helikopter brenda Kalifornisë.
Për më tepër, ish-basketbollisti rrezikonte dhe jetën e personave të tjerë duke provuar manovra të ndryshme. Rob Pelinka, rrëfen tmerrin që përjetonte sa herë që Bryant rrezikonte: “Një herë, Bryant fiku motorin e helikopterit kur ishim në ajër. Në ato momente më kaloi jeta para syve. Për pak sa nuk pësova infarkt. Kobi rrinte i qetë”, tha Pelinka.
Kobe Bryant, 41 vjeç, fluturonte shpesh me helikopter, madje e ndiqte LA Lakers në çdo ndeshje në NBA. Duket se fiksimi për të fluturuar me helikopter i kushtoi jetën legjendës së NBA, si dhe vajzës së tij, Gianna Maria./abcnews.al