Në një postim në pofilin e tij në Tuiter, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, shkruan se duartrokiste të gjithë ata që janë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale në vend.
Ambasadori shfaqet i bindur, se vetë populli i Kosovës, nuk e mbështet nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Prandaj ambasadori përgëzon politikanët dhe të tjerët që shprehen publikisht kundër kësaj nisme dhe pse është e vështirë të dallohet, se çfarë është e mirë për të ardhmen e Kosovës.
Ky është paralajmërimi i radhës nga ndërkombëtarët, kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që u ndërmor nga 43 deputetë të paralamentit të Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar Prishtinën zyrtare, se në rast se ndodh një gjë e tillë, do të ketë pasoja serioze negative për të ardhmen e vendit, si pjesë e Evropës./abcnews.al
Greg Delawie: Duartrokas ata që janë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale
schedule13:17 - 31 Janar, 2018
schedule 13:17 - 31 Janar, 2018