Disa pamje që tregojne se si duket tregu i gjësë së gjallë në Wuhan, qytetin e koronavirusit

schedule13:36 - 27 Janar, 2020

schedule 13:36 - 27 Janar, 2020

Kina dyshohet të jetë një nga vatrat e burimit të virusit ngjitës koronavirus, i cili deri më tani ka shkaktuar dhjetëra viktima e shumë të tjerë janë infektuar. Dyshohet se kafshët janë burimi kyesor i përhapjes së sëmundjes.

Gjithçka mund të ketë ardhur nga tregu i gjësë së gjallë në wuhan, ku tregtoheshin kafshë të llojeve të ndryshme. Fotot tregojnë për shitjen e minjve, gjarpërinjve, këlyshëve të ujqve dhe koalave.

 

 

 

Ky ka qenë një prej tregjeve më popullorë në vend, edhe pse shumë prej tregtimeve ishin të jashtëligjshme. Deri në mes të dhjetorit tregu ishte mjaft i njohur, ndërsa në 1 janar të vitit 2020 ai u mbyll.

 

 

Disa shitës tregtonin edhe produkte të veçanta si penis dreri, për 44 paund apo penis krokodili për 5 paund. Tregu është cilësuar si “kati zero” i pikënisjes së përhapjes së koronavirusit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!