E gjithë bota sportive dhe jo vetëm është në shok nga humbja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. 41-vjeçari humbi jetën në një aksident ajror ditën e djeshme, ku helikopteri i tij u përplas me një kodër. Në fluturim me legjendën e NBA-së ishte dhe vajza e tij 13-vjeçare, e cila gjithashtu nuk mundi të mbijetonte.
Direkt pas lajmit tronditës, sportistët anë e mbanë botës reaguan duke shprehur hidhërimin e tyre për humbjen e Koby. I pari ishte braziliani Neymar, i cili e festoi golin e tij duke formuar me gishta numrin 24, numër që amerikani mbante. Më pas edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane, shprehu ngushëllimin e tij për viktimat pas fitores ndaj Real Valladolid.
Ndërkohë në NBA, në takimin mes Torontos dhe San Antonios, lojtarët dhe tifozët nuk mund ti përmbanin lotët. Ndeshja filloi si zakonisht, por lojtarët e të dy skuadrave qëndruan 24 sekonda në fushë pa lëvizur në shenjë respekti për Bryant. /abcnews.al
Toronto and San Antonio both run out the 24-second shot clock in remembering Kobe Bryant #RIPKobeBryant #NBA pic.twitter.com/TXY8S2LPhg
— Ty Jäger (@TyJagerRadio) January 26, 2020