Pak kohë pas lënies së titujve mbretërore nga Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle, Mbretëresha Elizabeth ka marrë një vendim lidhur me nipin tjetër të saj, Princin William.
Mbretëresha 93-vjeçare ka vendosur t’i japë një titull të ri Princit William,i cili do të jetë ‘Komisari i ri i Lartë Lord në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë’.
Ky titull mbretëror do t’i lejojë Princit William të jetë përfaqësuesi personal i Mbretëreshës në Kishën e Skocisë, ku ai do të kryejë angazhime dhe detyra të tjera ceremoniale.
Ky rol është mbajtur më herët nga Richard Scott, Duka i 10-të i Buçleuch dhe Duka i 12-të i Queensberry si dhe nga Princesha Anne.
Titulli i ri për Princ William vjen pak kohë pasi Harry dhe Meghan njoftuan në 8 janar se do të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore.
Më pas më 18 Janar, Mbretëresha Elizabeth, William, Harry dhe Princi Charles arritën një marrëveshje, e cila përcakton që Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre dhe se çiftit i lejohet të ndajnë kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu Harry dhe Meghan do të paguajnë kostot e rinovimit për shtëpinë e tyre ‘Frogmore Cottage’ në Windsor./abcnews.al