Zidane: Ja çfarë i thashë Nachos para golit, humbja e Bryant na la pa fjalë

schedule11:50 - 27 Janar, 2020

schedule 11:50 - 27 Janar, 2020

Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e kaluar kundër Valladolid. Djemtë e Zidane fituan 0-1 jashtë fushë falë golit të Nachos në minutën e 78-të. Mbrojtësi shfrytëzoi një kros të Toni Kross dhe realizoi me kokë golin vendimtar.

Lojtari vrapoi për të ndarë festën me Zidane dhe trajneri zbulon se çfarë i kishte kërkuar disa minuta më parë. Francezi ndalet edhe te humbja tragjike e Kobe Bryant, legjendës së basketbollit, i cili u shua në moshën 41-vjeçare.

Jam i lumtur për Nachon. Pak para golit i kërkova që të dilte në sulm dhe të qëndronte në shtyllën e parë. Ai është një mbrojtës, nuk i qëllon shpesh të shënojë, prandaj jam shumë i lumtur që ia doli. Bryant? Është një ndjesi e tmerrshme. Lajmi i vdekjes së tij na ka trishtuar të gjithëve. Nuk kam fjalë, është një lajm i tmerrshëm. Ndihem shumë keq“, përfundon Zinedine Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!