VIDEO | Dimër i papërballueshëm, Interi ngec edhe ndaj Cagliarit

schedule14:26 - 26 Janar, 2020

schedule 14:26 - 26 Janar, 2020

Inter nuk ia del të fitojë as kundër Cagliarit dhe regjistron barazimin e tretë radhazi në kampionat. Ndeshja nisi keq për ekipin e Contes. Milan Skriniar u dëmtua në minutën e 17-të dhe i la vendin Diego Godin, teksa Ashley Young debutoi me ekipin e ri.

Nicolo Barella gjeti golin e “ish”-it, por mesfushoi ishte në pozicion të parregullt dhe goli u anulua. Gjithsesi, zikaltrit shënuan sërish me anë të Lautaro Martines pas gjysmë ore lojë. Kros i bukur nga e djathta e Young dhe Lautaro kërceu bukur me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Lautaro pati një tjetër shans në fundin e pjesës së parë, por Cragno e bllokoi argjentinasin. Sensi u tregua i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë, por topi përfundoi jashtë duke i hequr mundësinë e shënimit të një eurogoli mesfushorit vendas.

Renditja e Serie A

Cagliari reagoi dhe vendosi heshtjen në “San Siro”. Radja Nainggolan goditi fort nga larg, topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e fitores, por ekipi sard u mbrojt mirë dhe gjithë ndeshja u mbyll në barazim, teksa Lautaro Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë dhe do të mungojë kundër Udineses.

Një tjetër hap fals i Interit, që tani mund të barazohet me pikë edhe nga Lazio e vendit të tretë, ndërsa Cagliari siguron barazimin e dyta radhazi jashtë fushe pas atij ndaj Brescias. /abcnews.al

Inter – Cagliari 1-1
(Martinez 29′ / Nainggolan 78′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!