Interi ka shënuar kundër Cagliari dhe e sheh veten në avantazh. Zikaltrit realizuan në minutën e 29-të të takimit dhe shpërthyen në festë. Ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.
Edhe pse shtatshkurtër, ai ia ka dalë të shënojë me kokë në portën e miqve nga Cagliari. Krosimin perfekt në zonë e dha prurja e merkatos së janarit, mbrojtësi Ashley Young. /abcnews.al