Nikolin Çoçlli, trajneri i Luftëtarit, një ditë më parë ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur ndeshjen e radhës me Tiranës. Tekniku kryeqytetas është i bindur që skuadra e tij do të arrijë t’i surprizojë të gjithë,ndërkohë që ai komenton edhe tema të tjera, si ajo e kapitenit Aurel Demo. Çoçlli hedh poshtë lajmet e dala për kërcënime të lojtarit ndaj klubit.
“Nuk është ashtu. Kam biseduar me lojtarët për çdo shqetësim. Tekstualisht më ka thënë se ‘unë kam kërkuar një afat, absolutisht nuk kam kërcënuar’. Pra si gjithë të tjerët që kërkojnë një afat, një garanci.
Afati ka qenë 15 ditë dhe brenda atij afati ai ka kërkuar ato çfarë pretendon. Jemi sqaruar dhe ka rënë dakord që brenda kësaj periudhe ai do të shohë dhe do të veprojë. Kjo është e gjithë historia”, është shprehur Çoçlli para mediave. Në Gjirokastër ka edhe çështje të tjera.
Në stafin teknik nuk është më Dritan Kristidhi dhe bluzinjtë kanë mbetur pa një trajner portierësh. “Kam pasur shumë angazhime si trajner, jam munduar të rregulloj çdo gjë në punën tonë. Stafi duhet kompletuar i pari. Normalisht duhet trajneri i portierëve dhe përgatitësi atletik. Këtë shqetësim ua kam transmetuar drejtuesve, pasi është emergjente.
Më kanë premtuar që do të bëhet dhe e kërkoj me insistim. Megjithatë puna e bërë ka ndikuar që të mos kemi probleme në këtë aspekt. Normalisht trajneri i portierëve duhet në staf, pasi mendimi për aktivizimin e portierit vjen nga ai”, përfundon trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli. /abcnews.al