Atalanta është rikthyer të jetë e frikshme pas disa ndeshjeve jo në nivelin e duhur. Të besuarit e Gasperinit kanë shkatërruar Torinon me rezultatin e thellë 0-7, duke mos treguar aspak mëshirë kundër një kundërshtari që bëri një ndeshje për t’u harruar.
Ilicic shënoi tripletë në këtë takim dhe mëngjarashi, ishte njeriu i ndeshjes. Madje, goli i dytë i tij, ishte fenomenal. Lojtarët e Torinos prekin topin me dorë në mesin e fushës dhe gjyqtari akordon faull.
Sulmuesi i Atalantës nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort nga distanca, duke i shtangur të gjithë dhe duke shënuar një gol të çmendur. Gosens dhe Zapata shënuan gjithashtu në pjesën e parë, ndërsa dopieta e Muriel në minutat e fundit, vendosi rezultatin final të sfidës në 0-7./abcnews.al