Një aksident është regjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit të rëndë, trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge. Gazetari i Abc News, Aldo Kozaria raporton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëdime.
Rruga Librazhd-Prrenjas është bllokuar për disa minuta, ndërsa aktualisht është e qarkullueshme në njërin kah. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku ka rënë. Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.
/abcnews.al