Humbja e Leipzig në Frankfurt ka gëzuar Bayern Munchen dhe bavarezët kanë zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen shtëpiake kundër Schalke 04. Perisic përfitoi nga një dalje e pasigurt e portierit mik dhe pasoi për Lewandovskin, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e gjashtë.
Goli i 21-të në kampionat për bomberin polak, teksa ndeshja ka nisur shumë mirë për kampionët në fuqi. Leipzig vijon të kryesojë Bundesligën me katër pikë më shumë se Bayern, por kampionët në fuqi kanë shansin të reduktojnë në një pikë këtë diferencë. /abcnews.al