Napoli është zhgënjimi i madh i këtij sezoni në Serie A. Nënkampionët e vjetshëm kanë treguar oshilacione të shumta, edhe pse Gennaro Gattuso po punon shumë për të kthyer skuadrën në shinat e duhura.
Një ndër të paktët lojtarë që po luan mirë është Lorenzo Insigne. Kapiteni ka shënuar 7 gola deri tani, ndërsa mediet italiane zbulojnë një lajm të bujshëm. Corriere dello Sport raporton se agjenti i tij, Mino Raiola, i ka propozuar transferimin tek Interi në fund të sezonit.
Insigne ka karakteristikat e duhura për skemën që aplikon Antonio Conte dhe futbollin që preferon të luajë. Raiola po tenton të bindë Insignen të largohet nga ekipi i zemrës, teksa tani i takon Interit të përgatisë një ofertë për 28-vjeçarin. /abcnews.al