Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti me magnitudë 6.8 në Turqi, 22 viktima dhe mbi 1030 persona të plagosur

schedule14:30 - 25 Janar, 2020

schedule 14:30 - 25 Janar, 2020

22 viktima dhe mbi 1031 të plagosur është bilanci i deritanishëm i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, ndërsa vijojnë të jenë ende në terren grupet e kërkim-shpëtimit.

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se 17 njerëz humbën jetën në ELAZIG dhe 4 në Malatya, dy zonat më të goditura nga lëkundjet. Shumë njerëz janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar përgjatë gjithë natës, ekipet e emergjencave janë në terren për gjetjen e të mbijetuarve.

Puna e kërkim – shpëtimit vazhdon në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Deri tani janë shpëtuar nga rrënojat 39 persona, mes tyre 2 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Kërkimet vijojnë për 22 persona që dyshohet se janë ende nën rrënoja. Si pasojë e tërmetit që goditi pjesën Lindore të Turqisë janë shkatërruar qindra ndërtesa në zonat më të prekura. Pas tërmetit me magnitudë 6.8 në Elazig, qytetarët u strehuan në sallat e sporteve të qytetit, parqe dhe kopshte.



Mediat turke raportojnë se tërmeti ka zgjatur 40 sekonda. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se institucionet po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Në vitin 2010, provinca Elazig u godit nga një tërmet me madhësi 6 ballë, ku mbetën të vrarë gjithsej 51 njerëz. Lëkundjet e tërmetit në Turqinë lindore janë ndjerë në disa shtete fqinje si Siri, Irak, Iran dhe Izrael.

Janë disa ndërtesat e shembura ndërsa tërmeti u regjistrua në orën 20.55 të së premtes, me një thellësi prej 6.7 kilometrash në provincën lindore të Elazig. Lëkundja e parë u pasua nga dhjetëra të tjera, ku më të fortat kishin magnitudë 5.4 e 5.1. epiqendra e tërmetit është rreth 750 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara.

Në vitin 1999, një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi Izmirin në perëndim të Turqisë duke shkaktuar 17 mijë viktima, mes të cilëve një mijë në Stamboll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!