“Shtegtim nëpër Shqipërine e Jugut”, Idrizi: Historia e gjithë shqiptarëve e përmbledhur në një enciklopedi

schedule12:45 - 25 Janar, 2020

schedule 12:45 - 25 Janar, 2020

Në ambientet e Hotel Tirana është zhvilluar promovimi i librit “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria” i autorit Ibrahim Hoxha.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i pranishëm në ceremoninë e promovimit e konsideroi një moment të veçantë. “Kjo enciklopedi është vepra më e plotë për të treguar dimensionet e Çamërisë, si një pjesë e jashtëzakonshme që plotëson hartën e kombit shqiptar. Për ata që nuk e dinë, Çamëria është vetëm 5% më pak se Kosova sa i përket sipërfaqes. Kjo enciklopedi është e gjithë histori e Çamërisë dhe e gjithë shqiptarëve, e punuar për 12 vjet”, tha Idrizi.

Ndërkohë Ibrahim Hoxha u shpreh se Çamëria është e gjithë shqiptarëve.

Jo vetëm për çamët por edhe për ata që janë vërtet atdhetarë, nuk mund të jesh atdhetarë nëse nuk sakrifikon veten. Atdhetari ruan kombin, ky është atdhetar”, u shpreh Ibrahim Daut Hoxha.

Më tej ai u shpreh sepse Çamërisë është e gjithë shqiptarëve, është kombëtarë. Edhe të gjitha gazetat shkruanin se: “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”, u shpreh më tej ai.

“Ibrahim Bej luftoi për Çamërinë sepse zjarrin e ka brenda vetës. Jemi munduar të bënin diçka të veçantë dhe simbolike. Kam kënaqësinë ti dhurojmë kostumin e tumankuqes”, tha Idrizi gjatë fjalës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!