Asnjë nga të ftuarit në ceremoninë e çmimeve Grammy nuk del duarbosh. Disa janë më me fat se të tjerët dhe marrin një ose disa trofe në shtëpi, por të gjithëve u jepet çanta e dhuratave e mbushur me produkte që vlejnë rreth 30 mijë dollarë.
Këtë vit, për prezencën e tyre, për kohën dhe mundimin që iu desh për t’u veshur, grimuar e krehur, të famshmit do të marrin edhe plot dhurata të tjera./abcnews.al
1.The Light Phone
The Light Phone që tregon orën, bën telefonata, vendos alarme, ka makinë llogaritëse dhe një aplikacion për të mbajtur shënime. Kaq. Nuk ka rrjete sociale, email apo reklama.
2.The Happiness Planner(Planifikuesi i lumturisë)
Kjo s’është një axhendë e rëndomtë. The Happiness Planner është i mbushur me citate frymëzuese dhe metoda të menaxhimit të kohës që ju bëjnë më efektivë se më parë.
3.Muse S meditation headband(Pajisje meditimi)
Kjo pajisje meditimi me një sërë sensorësh mat aktivitetin e trurit, ritmin e zemrës, frymëmarrjes dhe lëvizjes së trupit. Me pak fjalë, ju ndihmon të meditoni më mirë.
4.Maska për fytyrën nga My21
5.Kimono mëndafshi Soma Sensuous
6.Bizhuteri Grosse Japan
7.Produkte grimi nga CoverGirl