“Idhulli im është Andrea Pirlo, ja pse mbaj fanellën me numër 21”

schedule10:25 - 24 Janar, 2020

schedule 10:25 - 24 Janar, 2020

Talenti i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, zgjodhi të kalojë te Schalke 04 në formë huazimi, pavarësisht se kishte interesim të madh edhe nga skuadra e Milanit. 21 vjeçari është një mbrojtës me të ardhme të madhe dhe te Barcelona, shihet si pasardhësi i Gerard Pique.

Pas kalimit të tij te Schalke, Todibo ka dhënë një numër të madh intervistash, por kjo e sotmja po merr vëmendje të madhe. Kjo pasi për faktin se Todibo ka treguar idhullin e tij, si dhe arsyen pse mban numrin 21 në fanellë.

“Idhulli im është Andre Pirlo, një futbollist fenomenal. Ai është një nga arsyet pse mbaj numrin 21 në fanellë, por arsyeja më e madhe, është se ditëlindja e mamasë time, është me datë 21 qershor. Ky numër më ka sjellë fat”, tha mes të tjerash mbrojtësi.

Dhe menjëherë pas kësaj deklaratë, klubi i Schalkes e shfrytëzoi për të bërë një shaka në rrjetet sociale, duke shkruar: “Andre Pirlo idhulli yt? Epo atëherë, duhet t’i gjuash ti goditjet e dënimit”./abcnews.al