Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Bashkimi Europian duhet të gjejë një politikë të përbashkët dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet me Kinën.
Merkel gjithashtu bëri të ditur se në samitin e ardhshëm BE-Kinë që do të zhvillohet në muajin shtator në Leipzig, prezantimi i Kinës për një sistem të tregtimit të emetimeve do të jetë i rëndësishëm, duke shprehur shpresë për bashkëpunim lidhur me këtë fushë.
Në Forumin Ekonomik Botëror, Merkel theksoi se bisedimet duhet të përqendrohen edhe në politikën e jashtme aktive të Kinës në rajone si Afrika, ndërsa theksoi se BE duhet të ketë një rol më aktiv.