Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic ka rikthyer entuziazmin e munguar te Milani dhe skuadra ndihet më e fortë me të në krah. Tifozët e kuqezinjve e kanë mirëpritur 38-vjeçarin suedez, por jo të gjithë mendojnë njësoj.
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli analizon këtë afrim në një prononcim për Radio Sportiva. Ai e cilëson si një histori të bukur, por thekson se nuk është rruga e duhur që klubet italiane të konkurrojnë me rivalët europianë.
“Personalisht jam kundër afrimit të lojtarëve 38-39 vjeç. Nuk mund të konkurrojmë në këtë mënyrë me klubet spanjolle, angleze dhe gjermane. Rasti i Ibrahimovic është një histori e bukur, ai ka shkruar faqe të rëndësishme në Itali dhe rikthimi i tij gëzon tifozët, por është e sigurt që nuk është më Zlatani i dikurshëm“, thekson Mirabelli. /abcnews.al